Lidhje

GNK: Plani Ahtisari platforma më e mirë për zgjidhjen e statusit të Kosovës


Në një letër drejtuar kryetarëve të shteteve të vendeve të Bashkimit Evropian, Presidenti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Gareth Evans, thotë se BE-ja ka një mundësi historike për të dërguar një mesazh të qartë se është e gatshme të marrë rolin udhëheqës, kur kryetarët e shteteve dhe qeverive të takohen në Këshillin e Evropës më 14 dhjetor.

Zoti Evans shkruan se përmbajtja e mesazhit duhet të marrë formën e një deklarate të Këshillit ku të theksohet se Trojka e ka përmbushur madantin e saj dhe komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja, ka eksploruar çdo variant të mundshëm me Beogradin dhe Prishtinën për të gjetur një zgjidhje të panueshme nga të dy palët; plani Ahtisari për pavarësi të mbikqyrur është platforma më e mirë për zgjidhjen e statusit të Kosovës; dhe Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me eksponentë ndërkombëtarë të marrë shpejt përsipër një rol të rëndësishëm në Kosovë për zbatimin e planit Ahtisari, përfshirë edhe përgatitjet e tij për vendosjen e një misioni evropian për sigurimin dhe mbrojtjen, si dhe hapjen e një zyre civile ndërkombëtare.

Zoti Evans thekson se ky mesazh duhet t’i dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, para se Këshilli i Sigurimit të mblidhet më 19 dhjetor për të diskutuar për Kosovën. //iç//

XS
SM
MD
LG