Lidhje

Oli Rehn: Zgjidhja për Kosovën në gjysmën e parë të 2008-ës


Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian thotë se vendimi mbi statusin e ardhshëm të Kosovës do të merret gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin Oli Rehn i tha sot një gazete të përditshme finlandeze se duhet të gjendet një zgjidhje, sepse situata e tanishme nuk është e qëndrueshme. Megjithatë, ai tha se procesi do të marrë kohë.

Krerët e BE-së takohen nesër në Bruksel për të rishikuar çështjen e Kosovës pas dështimit të përpjekjeve të ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fillim të këtij muaji.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta diskutojë çështjen e Kosovës me 19 dhjetor.

Rusia bëri thirrje përsëri dje për bisedime të tjera mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Rusia thotë se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk është e pranueshme për Serbinë.

Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs tha të martën se raundi i fundit i bisedimeve vërtetoi se dy palët nuk mund të arrijnë një konsensus dhe se zgjidhja nuk mund të shtyhet më tej. Ajo përsëriti qëndrimin e saj se Kosova dhe Serbia nuk mund të jenë më i njëjti vend. //bsa//

XS
SM
MD
LG