Lidhje

Pakistan: Dy sulme vetëvrasëse shkaktojnë 11 të vrarë


Në Pakistan, dy sulme vetëvrasëse ndaj një postblloku ushtarak pranë qytetit të Kuetës, shkaktuan vdekjen e të paktën 11 vetave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Zyrtarët thanë se autori i sulmit të parë e aktivizoi bombën sot, pranë një numri automjetesh, që po qëndronin në radhë tek pika e kontrollit në provincën jugperëndimore të Baluçistanit. Ndërsa njerëzit u mblodhën për të parë rrënojat e shkatuara nga sulmi, një tjetër person kreu shpërthimin e dytë vetëvrasës.

Provinca e trazuar e Baluçistanit ka përjetuar vazhdimisht sulme me bombë dhe me armë zjarri, për të cilat zakonisht fajësohen grupe nacionaliste lokale, që luftojnë kundër qeverisë qendrore të Pakistanit, për më tepër autonomi dhe për të siguruar një pjesë më të madhe të naftës së rajonit dhe të rezervave me gaz natyror. Por sulmet vetëvrasëse kryhen zakonisht nga grupe islamike ekstremiste, pro-talebane, me bazë në veri të Baluçistanit, në rajonet fisnore të Pakistanit.//lk

XS
SM
MD
LG