Lidhje

Gejts, De Brauni, thirrje aleatëve të NATO-s për Afganistanin


Zyrtarë amerikanë dhe britanikë po u bëjnë thirrje aleatëve të tyre të NATO-s ta ndajnë bashkarisht punën për stabilizmin e Afganistanit.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, De Brauni, i cili po drejton ditën e dytë të bisedimeve në Edinburg të Skocisë, thotë se suksesi në Afganistan varet nga përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts po mer pjesë në bisedimet e sotme të ministrave të mbrotjes të NATO-s, për përpilimin e dokumentit kryesor, në të cilin shpjegohen me saktësi përpjekjet që po bën NATO në Afganistan dhe përse vendet duhet ta mbështesin këtë mision.

Si zoti Gejts, edhe zoti Brouni, thonë se nevojiten më tepër trupa, stërvitje dhe pajisje për të luftuar kryengritjen talebane në Afganistanin jugor. Por udhëheqësit thanë gjithashtu, se forca ushtarake është vetëm pjesë e zgjidhjes së problemit. Ata thonë se qeveria e Afganistanit, e prekur thellë nga korrupsioni, ekonomia dhe infrastruktura e këtij vendi, duhet të fuqizohen, për t’u shërbyer më mirë nevojave të afganëve të thjeshtë.//lk

XS
SM
MD
LG