Lidhje

Al Kaida akuzon udhëheqësit arabë se kanë tradhëtuar palestinezët


Numri dy i Al-Kaidës, Ajman al-Zauahri, ka akuzuar udhëheqësit arabë se kanë tradhëtuar palestinezët, me pjesëmarrjen e tyre muajin e kaluar në Konferencën për paqen në Lindjen e Mesme, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara në Annapolis të shtetit Marilend.

Në një mesazh të regjistruar në audio-kasetë e të vendosur sot në një faqe islamike në Internet, al-Zauahri tha se vendet arabe shërbyen si dëshmitarë për atë që ai e quajti “konspiracion i ri kundër Palestinës” dhe vendeve të Islamit. Vërtetësia e këtij mesazhi nuk u konfirmua menjëherë.

Al-Zauahri u bënte thirrje myslimanëve që të qëndrojnë në krah të palestinezëve dhe të vazhdojnë të luftojnë kundër përpjekjeve, që ai tha se kanë një qëllim, për t’i kthyer tokat palestineze në një shtet hebraik.

Gjithashtu, ai dënoi Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas, duke e përshkruar atë si një tradhëtar që udhëhoqi delegacionin palestinez në konferencë. Shumë vende Arabe, përfshirë edhe Arabinë Saudit, morën pjesë në bisedimet e Anapolisit, të cilat përfunduan me një marrëveshje për të rinisur procesin e paqes mes Izrelit dhe palestinezëve.//lk

XS
SM
MD
LG