Lidhje

Prishtinë: Vazhdojnë përpjekjet për formimin e qeverisë


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ngarkuar me mandatin për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, ka vazhduar takimet intensive me partitë politike për krijimin e kolaicionit të ri qeverisës.

Partia e tij doli fituese në zgjedhjet e 17 nëntorit duke lënë prapa Lidhjen Demokratike të Kosovës, Alencën Kosova e re, Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në bisedimet e deritashme është vënë re një afrim më i madh ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe rivales së vjetër të saj Lidhjes Demokratike të Kosovës që drejtohet nga persidenti i vendit Fatmir Sejdiu.

Zoti Tha]i ka përsëritur qëndrimin se Kosova do të ketë qeverisje të fuqishme politike, por edhe opozitë konstruktive.

Ai ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e partive politike serbe dhe sipas tij qeveria e re do të jetë qeveri e integrimit të gjerë në të cilën do t'ju jepet hapësirë edhe pakicave.

Ai tha se Kosova po krijon identitet të ri dhe do të jetë një vend për të gjithë qytetarët e saj.

Zoti Thaci kishte paralajmëruar se institucionet e reja të vendit mund të krijohen para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku të mërkurën do të debatohet për raportin e treshes së grupit të Kontaktit mbi negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të cilat përfunduan më 28 nëntor pa ndonjë marrëveshje.

Por, zhvillimet e fundit kanë lënë të hapur mundësinë që marrëveshja për koalicionin e ri qeversië të ndodhë pas këtij takimi.//ii

XS
SM
MD
LG