Lidhje

Karen Hughes largohet nga posti si shefe e diplomacisë publike


Më 14 dhjetor, Karen Hughes u largua nga posti i saj në Departamentin e Shtetit, si shefe e diplomacisë publike. Zyrtarja nga Teksasi, besnike e Presidentit Bush dhe ish ndihmëse në Shtëpinë e Bardhë, erdhi në postin e Nënsekretares së Shtetit dy vjet më parë. Detyra e saj ishte përmirësimi i imazhit të Amerikës, veçanërisht mes myslimanëve, në një periudhë lufte në Lindjen e Mesme.

Një vit pasi ishte zgjedhur në postin e diplomates publike të Amerikës, Karen Hughes mori pjesë në një festim në periferi të Washingtonit.

Zonja Hughes shkoi bashkë me gratë e tjera drejt një vendi, të quajtur “vendi ku rrinë motrat”, për një lutje myslimane. Imami i udhëhoqi burrat gjatë lutjeve të Eid al-Fitr-it, një festë tradicionale me rastin e përfundimit të Ramazanit. Pas kësaj, Hughes hyri në dhomë, drejt tavolinës kryesore.

"Islami është pjesë e Amerikës. Dhe si punonjëse e qeverisë, ndjehem e nderuar të jem e pranishme sot këtu... Ky është një aspekt i asaj që Hughes e quan “të ushtrosh diplomacinë mes njerëzve”.

Diplomacia publike ka të bëjë me gjërat që i bashkojnë njerëzit, si qenie njerëzore. Në udhëtimin e saj të parë në Lindjen e Mesme, në postin e Nënsekretares së porsazgjedhur të Shtetit, Hughes përshëndeste egjiptianët nëpër rrugë. Duke vizituar një xhami, ajo ndeshi me një gazetar të vendit.

"A është sot Iraku një vend më i mirë? - thotë gazetari.

"Mendoj se bota është më e sigurtë pa Sadam Huseinin. Kjo ka të bëjë me Irakun..."

Ja një fragment nga një tryezë bisedimesh në Turqi: Në çdo fotografi që vjen nga Iraku, sheh frikën në sytë e grave dhe fëmijëve... Si nënë, unë nuk e dua luftën."

Kritikët në Lindjen e Mesme dhe brenda vendit e panë me mosbesim atë që Hughes e quajti “një turne për të dëgjuar njerëzit”. Por ajo i tha Zërit të Amerikës, se është e rëndësishme që zyrtarët amerikanë të njihen nga afër me njerëzit.

"Lufta po zhvillohej pikërisht në pragun e derës së tyre, prandaj ata e ndjenë atë thellë," thotë ajo.

George Salem është drejtor i Institutit arabo-amerikan.

"Zonja Hughes u gjend pikërisht në mesin e zemërimit që vazhdon atje edhe sot.... Mendoj se ky ishte një moment i rëndësishëm për njerëzit në rajon, që ata të ishin të aftë të konfrontoheshin me një zyrtare të lartë amerikane lidhur me çështje që përbëjnë shqetësim për ta."

Si këshilltar strategjik për Lindjen e Mesme për firmën e avokatisë DLA Piper, Salem mban marrëdhënie të afërta me botën myslimane. Ai thotë se është në interesin e Shteteve të Bashkuara, që zyrtarët e lartë ta kuptojnë zemërimin e njerëzve në rajon. Karen Hughes, e besuara e Presidentit Bush nga Teksasi, kishte mundësi të njihej me këtë informacion.

"Unë u ktheva nga udhëtimi im i parë dhe kërkova të takoj Presidentin. Ajo thotë se i kishte thënë zotit Bush se përparimi drejt krijimit të një shteti palestinez do të ishte gjëja e vetme e rëndësishme që ai mund të bënte për diplomacinë publike mes myslimanëve në mbarë botën."

Salem ishte pjesëtar i një grupi këshilltarësh për zyrtarët, të cilët rekomanduan emërimin e një shefi të diplomacisë publike, në nivelin e shefit të kabinetit.

"Ajo ka patur informacione (për opinionet në Lindjen e Mesme) më tepër se sa çdo anëtar tjetër i kabinetit. Salem thotë se raporti i grupit, “Changing minds, winning peace”, “Të ndryshosh mendjet, të fitosh paqen”, rekomandoi një sërë hapash, shumë prej të cilave Hughes i kishte ndërmarrë.

Hughes krijoi një ekip të përgjigjes së menjëhershme, për vëzhgimin e mediave në Lindjen e Mesme. Analistët i dërgojnë diplomatëve ide për t’u diskutuar, shumë prej të cilëve Hughes thotë se dikur hezitonin t’i shprehnin, nga frika se mos humbisnin vendet e punës, në se flisnin publikisht.

"Tani ne themi. “Dilni jashtë vendit, duam që të jepni intervista me mediat. Dhe, meqë ra fjala, ne tani e vlerësojmë nga ana profesionale çdo zyrtar të shërbimit të huaj, edhe për punën e tyre në diplomacinë publike. Edhe tani që po largohet nga posti, Hughes vazhdon të ketë kritikët e saj. Gazetari Rhami Khouri i gazetës “Lebanon Daily Star”, e cilësoi periudhën kur Hughes shërbeu në postin e saj, një katastrofë politike. E paefektshme, e ndoshta jo-produktive... Dhe pastaj ai fajësoi për këtë politikën e jashtme amerikane për 60 vjet me radhë, sikur unë me një përplasje të duarve do të ndryshoja gjithshka brenda një nate të vetme.

Projekti “PewGlobal Attitudes” njofton se në botën myslimane, opinioni për Shtetet e Bashkuara, që ka qenë historikisht jo i mirë, u përkeqësua edhe më tej gjatë dy vjetëve të fundit. Në Turqi, dikur një vend shumë pro-amerikan, vetëm 12 për qind e të anketuarve flasin pozitivisht për Shtetet e Bashkuara. Thomas Carothers i Institutut Amerikan Enterprise, thotë se zonja Hughes punoi mirë për krijimin e një imazhi pozitiv për Amerikën.

Nuk mjafton të thuash “Ne kujdesemi për ju, e dëgjojmë zërin tuaj”, kur njerëzit theksojnë gjëra të veçanta, duke thënë: “OK, më lejoni t’ju tregoj se cilat janë shqetësimet e mija”. Zonja Hughes thotë se përpjekjet e saj nuk do të maten me anketimet e bëra sot, por ato do të gjykohen gjatë disa dekadave, nga marrëdhëniet afatgjatë që ajo filloi të krijojë.

XS
SM
MD
LG