Lidhje

Bali: Delegatët në takimin për klimën bien dakord për një plan veprimi


Delegatët në konferencën e organizuar nga Kombet e Bashkuara në Bali të Indonezisë ranë dakord mbi një plan për arritjen e një marrëveshjeje të re për ngrohjen globale deri në vitin 2009, të cilën vendet do ta ratifikojnë deri në vitin 2012.

Kreu i Projekt-Konventës së OKB-së për Ndryshimin e Klimës e quajti marrëveshjen “Muri i Berlinit për ndryshimin e klimës.” Ivo de Boer tha se i ashtëquajturi plani i Balit hedh poshtë ndarjen e gjatë që ka ekzistuar mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim për përgjegjësinë që duhet të mbajë sejcili për pakësimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Nën presionin e Shteteve të Bashkuara marrëveshja e Balit nuk vuri një datë të caktuar që vendet e pasura të pakësojnë gazrat që shkaktojnë efektin serë deri në vitin 2020. Bashkimi Europian dhe shumica e vendeve pjesmarrëse e kanë përkrahur një synim të tillë.

Grupet ambjentaliste si Greenpeace International e kanë kritikuar idenë e pakësimeve vullnetare të propozuar për vendet e zhvilluara.

Vendet në zhvillim siç kërkon marrëveshja, pritet të ndërmarrin masa të verifikueshme dhe që ndikojnë ndjeshëm në pakësimin e gazeve në fjalë.

Në momentin e fundit, delegacioni amerikan paraqiti kundërshtime ndaj një kërkese që vendet e pasura të financojnë teknologji për vendet e varfëra dhe ato në zhvillim. Por, kryenegociatorja amerikane Paula Dobrianski u tërhoq shpejt pas reagimeve të forta nga delegatët e tjerë. //ii

XS
SM
MD
LG