Lidhje

Pakistan: Presidenti Musharraf heq gjendjen e jashtëzakonshme


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf hoqi gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas gjashtë javësh që nga shpallja e saj.

Ministri i Informacionit Nisar Memon tha se zoti Musharraf nënshkroi urdhërin i cili i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall më 3 nëntor.

Kryeprokurori i Pakistanit i tha Zërit të Amerikës se tani të drejtat e shprehjes së lirë do të lejohen sërish dhe disa ndalime të medias mund të hiqen.

Dje presidenti Musharraf i bëri kushtetutës disa ndryshime të minutës së fundit të cilat i mundësojnë atij të qëndrojë në pushtet dhe t’u mbyllë gojën kundërshtarëve.

Ndryshimet parashikojnë nxjerrjen e detyruar në pension të gjykatësve që refuzuan të pranojnë gjendjen e jashtëzakonshme. Ato lidhen gjithashtu me procedurat zgjedhore si dhe heqin kufizimin prej dy mandatesh të kryeministrit të vendit.

Zoti Musharraf vuri gjithashtu arsenalin bërthamor të vendit nën kontroll të rreptë qeveritar. //bsa//

XS
SM
MD
LG