Lidhje

2007-a dhe përpjekjet e vështira për të luftuar ndryshimet e klimës


Në çdo drejtim, 2007-a dallohet si një vit i rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar ngrohjen globale, thotë Eileen Claussen, Presidente e Organizatës jo-fitimprurëse Pew Center, për Ndryshimet Klimatike.

Zonja Claussen thotë se viti 2007 ishte një fillim i mirë, me shpalljen e Partneritetit për Veprime mbi Klimën në Shtetet e Bashkuara.

"Ishte aleanca e 27 korporatave dhe 6 organizatave jo-qeveritare në Shtetet e Bashkuara, që thonë se ne nevojitet një program kombëtar i detyrueshëm, me synimin për të pakësuar çlirimin e gazeve të efektit serrë me 60-80 për qind deri në vitin 2050."

Në Bali, në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, anëtarët e aleancës u zotuan për pakësimin e gazeve të efektit serrë me 90 për qind, deri në vitin 2050.

Zonja Claussen thotë se ky është një hap i rëndësishëm, për arsye se industria, më parë i kishte hedhur poshtë zotimet detyruese të kërkuara me Protokollin e Kiottos, që është marrëveshja globale për ndryshimet klimatike. Ajo thotë se në mungesë të një zotimi të rëndësishëm nga ana e qeverisë federale, shtetet e veçanta amerikane filluam vetë marrjen e masave për pakësimin e gazeve.

"Në muajin shkurt, u zhvillua një takim i Nismës Perëndimore për Klimën, ku përfshihen 7 shtete amerikane dhe dy provinca kanadeze...."

Pakti i nëshkruar me këtë rast, ka përcaktuar synime ambicioze për pakësimin e gazeve të efektit serrë, që shkaktojnë ngrohjen globale. Ai përcakton rregullat për një energji me më tepër efikasitet dhe më tepër përdorim të biokarburanteve; ai kërkon gjithashtu, që uzinat që punojnë me qymyr, t’i grumbullojnë gazet e çliruara dhe të mos i lejojnë që ato të dalin në hapësirë. Deri në vitin 2030, ky rajon shpreson të gjenerojë 30 për qind të energjisë nga burime të rinovueshme.

I njëjti mesazh erdhi edhe nga takimi i Lisbonës, në fund të tetorit, ku një koalicion i vendeve evropaine, Zelanda e Re dhe disa shtete amerikane dhe provinca kanadeze u takuan dhe krijuan një partneritet për marrjen e veprimeve për pakësimin e karbonit në shkallë ndërkombëtare.

Ky pakt u nënshkrua nga kryeministri i rajonit të Kolumbias në Kanada dhe nga guverantori i shtetit amerikan të Nju Jerseyt, Jon Corzine, të cilët thanë se kjo marrëveshje u jep atyre një tjetër mundësi për koordinimin e veprimeve të tregut për karbonin.

"Ne po kriojmë mundësinë e vazhdimësisë dhe qendrueshmërisë në tregun e karbonit në afat të gjatë dhe ky është një komponent i rëndësishëm për pakësimin e çlirimit të gazeve të efektit serrë në shkallë botërore," tha zoti Campbell.

Debati për pakësimin e gazeve të efektit serrë po ndizet më tepër, ndërsa Kongresi i Shteteve të Bashkuara po shqyrton një ligj për caktimin e një kufiri për çlirimin e gazeve. Shtëpia e Bardhë e kundërshton hapur këtë mandat, duke mbështetur pakësimin vullnetarisht të çlirimit ë gazeve nga kompanitë.

Eileen Claussen e Qendrës Pew për ndryshimet klimatike, thotë se ndoshta miratimi i ligjit do të presë deri në inaugurimin e Presidentit të ri Amerikan në vitin 2009. Ajo është e mendimit se ndryshimi i administratës amerikane do t’i vinte Shtetet e Bashkuara në një pozicion më të mirë diskutimi, ndërsa vendet e ndryshme përpiqet të gjejnë një marrëveshje, e cila do të pasonte Prokollin e Kiottos para skadimit të saj, në vitin 2012.

Por ajo shton se dy ngjarje e bëjnë vitin 2007 inkurajues përsa i përket masave për ndryshimet klimatike. Së pari, viti 2007 ishte një vit, kur shteti amerikan hodhi poshtë një leje prë një uzinë që punon me qymyr, për shkak të ndryshimeve klimatike.

Dhe, së dyti, ishte viti kur u mblodhën 80 kryetarë shtetesh në një sesion të posaçpm të OKB-së, të cilët pranuan nevojën urgjente për ndryyshime klimatike.

Zonja Claussen thotë se ka shenja të fuqishme, se ekziston vullneti politik për të punuar për një planet më të shëndetshëm dhe me kushte më të mira jetese. //ii

XS
SM
MD
LG