Lidhje

Gazetares moldave i ndalohet hyrja në Rusi


Një gazetare që punon për një revistë të opozitës në Rusi është ndaluar të hyjë në vend pas kthimit nga një udhëtim pune.

Revista “New Times” tha se shtetësja moldave Natalia Morar u ndalua dje nga autoritetet ruse në aeroportin e Moskës Domodedovo. Asaj i ishte thënë se autoritetet e Shërbimit Rus të Sigurisë kishin urdhëruar që ajo të mos lejohej të futej në Rusi.

Zonja Morar i tha radios Ekoj të Moskës se nuk i ishte dhënë ndonjë arsye për këtë ndalim. Por ajo shtoi se kjo me sa duket ka lidhje me një artikull të saj të botuar më 10 dhjetor i cili tregonte se si Kremlini u kishte ofruar para kandidatëve që përkrahnin partinë Rusia e Bashkuar në zgjedhjet e dhjetorit. Kjo parti i fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet.

Në artikull zonja Morar citonte bankierë rusë dhe zyrtarë të partisë të cilët tregonin me hollësi se si Kremlini u kishte dhënë para partive proqeveritare. //bsa//

XS
SM
MD
LG