Lidhje

Daniel Frid: Statusi i Kosovës do të zgjidhet përmes bashkëpunimit SHBA-BE


Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Daniel Fried tha sot se nuk beson se çështja e Kosovës do të gjejë zgjidhje në Këshillin e Sigurimit dhe se përcaktimi i statusit do të vijë përmes bashkëpunimit të mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Evropian.

Ai i bëri komentet gjatë një diskutimi të organizuar nga Fondi Marshall në Uashington. Zyrtari i lartë amerikan theksoi se statusi i Kosovës do të bazohet tek Plani Ahtisaari, i cili përmban parametrat më të gjera të mundshme për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Ndihmës Sekretari i Shtetit Daniel Fried pohoi se misioni i Trojkës provoi se arritja e një marrëveshjeje mes palëve është e pamundur. Pas përfundimit të bisedimeve, tha ai, Bashkimi Evropian do të marrë përsipër përgjegjësitë në fazën e ardhshme të procesit. //iç//

XS
SM
MD
LG