Lidhje

Dimitri Medvedev kandidat i partisë "Rusia e Bashkuar" për president


Partia Rusia e Bashkuar e presidentit Vladimir Putin emëroi zyrtarisht Dimitri Medvedev si kandidat të saj për në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Po sot, presidenti Putin, të cilit në bazë të kushtetus i kërkohet të japë dorëheqjen, tha se do të pranojë të bëhet kryeministër, nëse aleati i tij i ngushtë politik Medvedev, zgjidhet president i ardhshëm i Rusisë.

Zoti Putin u tha gjithashtu delegatëve të partisë së tij se nuk do të përpiqet të ndryshojë ndarjen e pushtetit midis presidentit dhe kryeministrit, nëse dhe kur ai të ndryshojë detyrën.

42 vjeçari Medvedev lavdëroi sot politikat e ndjekura nga presidenti Putin. Aktualisht ai është zëvëndës-kryeministri i parë i vendit si dhe drejtor i firmës shtetrore gjigande të gazit natyror Gazprom.

Anketat e opinionit publik tregojnë vazhdimisht se shumica e rusëve janë gati të votojnë për cilin do kandidat që presidenti Putin zgjedh si pasardhës të tij. //iç//

XS
SM
MD
LG