Lidhje

Sekretarja amerikane e shtetit Rajs bën një vizitë të papritur në Irak


Sekretarja amerikane e shtetit Kondolisa Rajs vizitoi sot Irakun, për t’u kërkuar udhëheqësve irakianë që të përshpejtojnë përpjekjet për ripajtimin kombëtar.

Sekretarja Rajs zhvilloi takime në Bagdat, pasi filloi vizitën e panjoftuar më parë në qytetin e Kirkukut në Irakun verior. Ajo u bëri thirrje politikanëve lokalë që të bëjnë përpjekje drejt uljes së tensioneve mes 3 grupeve etnike të këtij qyteti të pasur me naftë: sunive, kurdëve dhe turkmenëve.

Kurdët duan që ky qytet të përfshihet në provincën e tyre autonome, por banorët jo-kurdë janë të shqetësuar se mund të detyrohen të largohen nga qyteti nëse ai vihet nën kontrollin kurd. Qeveria Rajonale Kurde po shqyrton një propozim për shtyrjen e mbajtjes së një referendumi mbi të ardhmen e Kirkukut.

Zyrtarët thanë se ndarjet sektare në Kirkuk mund të shkaktojnë shtyrjen e referendumit mbi statusin e qytetit. Ligjvënësit thanë dje se do të jetë e vështirë që referendumi të mbahet deri më 31 dhjetor, siç kërkohet nga kushtetuta irakiane.//lk

XS
SM
MD
LG