Lidhje

Takim i nivelit të lartë Rusi-Greqi


Kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis u takua sot në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin për bisedime në fushën energjetike dhe atë ushtarake.

Të dy udhëheqësit u takuan për rreth 30 minuta dhe më pas përshëndetën ndërtimin e naftësjellësit trans-Ballkanik që do të lidhë portin e Burgasit në brigjet e Detit të Zi në Bullgari me portin grek Aleksandropolis.

Rusia do të ketë 51 përqind të aksioneve të projektit të përbashkët, që pritet të përfundojë në vitin 2010. Presidenti Putin tha se Rusia është e përgatitur të nënshkruajë marërveshje të tjera nafte me Greqinë dhe të dyfishojë kontratat e gazit me Athinën përtej vitit 2016.

Gjatë vzitës tre ditore, kryeministrit Karamanlis pritet të negociojë edhe për blerjen e 400 tankeve të prodhimit rus. Greqia ka tashmë në arsenalin e saj ushtarak sisteme ruse raketash tokë-ajër si dhe objekte të tjera ushtarake.//lk

XS
SM
MD
LG