Lidhje

Thjeshtëzimi i rregullave për bizneset nxit zhvillimin e tyre


Në Tiranë, mijëra biznese të reja po regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve me procedura të thjeshtuara qysh nga fillimi i shtatorit. Brenda 3 muajve janë regjistruar 3 mijë biznese të reja. Koha për të ligjëruar një biznes të ri në këtë Qendër, është ulur nga 40 ditë në vetëm 1 ditë, gjë që vlerësohet se ka ulur korrupsionin dhe ka ndihmuar forcimin e ekonomisë së tregut. Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve u ngrit përmes projektit të Marreveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë.

Qendra Kombëtare e Regjistrimeve ka arritur që të regjistrojë 3 mijë biznese te reja në 3 muaj, duke shmangur mijëra veprime burokratike që ekzistonin deri tani në ekonominë e Shqipërisë. Projekti dyvjeçar, i mbështetur nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po jep menjëherë frytet e veta brenda pak javëve, duke ulur nga 40 ditë në vetëm 24 orë kohën e çeljes së një biznesi të ri.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve, Tomi Kola, thotë se Qendra ka pesëfishuar brenda 5 javëve kapacitetin e shërbimit, qysh kur u hap më 3 shtator.

"Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe hapja e saj ishte një përmirësim madhor në kuadrin e reformës rregullatore për përmirësimin e klimës së biznesit. Procesi i regjistrimit të biznesit u kthye nga një proces shumë i gjatë, i lodhshëm dhe i kushtueshëm, në një proces të kënaqshëm, të pakushtueshëm dhe shumë të shkurtër; zgjat një ditë dhe kushton një dollar." - thotë zoti Kola.

Qendra Kombetare e Regjistrimit te Bizneseve ka hapur deri tani 7 degë në rrethe, dhe gjatë vitit të ardhshëm 2008 do të hapë zyra në 42 bashki. Deri tani janë regjistruar 3 mijë biznese të reja, dhe janë shënuar 6 mijë dokumentime të tjera, që ndihmojnë bizneset për një funksionim sa më të rregullt sipas ligjeve mbi taksat dhe sigurimet shëndetësore.

Krijimi Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe zgjerimi i shëribimeve u realizua falë projektit të Marrëveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, që administrohet nga USAID. Marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka një afat dyvjeçar dhe po ndihmon Shqipërinë në reformimin dhe modernizimin e administratës tatimore, prokurimit publik dhe regjistritmit të biznesit.//lk

XS
SM
MD
LG