Lidhje

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork zhvilloi një seancë tjetër mbi të ardhmen e Kosovës por nuk arriti të zgjidhë mosmarrëveshjet midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Diplomatët amerikanë dhe ata të Bashkimit Evropian thanë pas takimit se pikëpamjet e të dyja palëve janë të papajtueshme duke shtuar se sipas mendimit të tyre janë ezauruar të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje përmes negociatave.

Udhëheqësit serbë kanë ofruar autonomi të gjerë për shqiptarët e Kosovës me shumë elementë të një shteti, por këmbëngulin që të ruajnë sovranitetin mbi Kosovën. Shqiptarët e Kosovës nuk pranojnë asgjë më pak se sa pavarësia.

Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë dhe ka kërcënuar t'i verë veton cdo rezolute që do të njihte pavarësinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane kanë lënë të kuptohet se janë të gatshme ta njohin pavarësinë.

Takimi i sotëm u zhvillua me dyer të mbyllura. Treshja Ndërkombëtare raportoi rreth bisedimeve 120 ditëshe mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat përfunduan më 10 dhjetor pa ndonjë rezultat. //rd//

XS
SM
MD
LG