Lidhje

Shuk largohet nga Kosova para përfundimit të kontratës


Zëvendës-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Steven Shuk, u largua nga detyra pasi autoritetet e Kombeve të Bashkuara vendosën të ndërprisnin kontratën e tij para afatit.

Zyrtarët e OKB-së konfirmuan largimin e gjeneralit amerikan Shuk, por nuk dhanë hollësi.

Në muajin shtator, zoti Shuk konfirmoi që autoritetet e UNMIK-ut po bënin hetime rreth tij për shkak të lidhjeve me udhëheqësit e shqiptarëve si dhe për shkak të sjelljes së tij agresive. Hetimet u përqëndruan në lidhjet e tij me ministrin e energjisë së Kosovës, Ethem Çeku, dhe me ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përballet me akuza në Hagë për krime lufte. Media lokale ka njoftuar gjithashtu se zoti Shuk ishte akuzuar për marrëdhënie me gra vendase dhe me anëtare të personelit ndërkombëtar, që shërbenin atje. Zoti Shuk i ka mohuar akuzat. //rd//

XS
SM
MD
LG