Lidhje

Dhoma e përfaqësuesve miraton paketën e buxhetit të vitit 2008


Dhoma e përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një projektbuxhet masiv që financon pjesën më të madhe të agjencive qeveritare deri në shtator të vitit 2008, dhe siguron 70 miliard dollarë për operacionet ushtarake në Afganistan dhe Irak.

Me 272 vota pro dhe 142 vota kundër, Kongresi miratoi dje buxhetin, i cili u miratua nga senati të martën. Projektbuxheti prej 555 miliard dollarësh do t’i kalohet tani presidentit Bush për t’u firmosur, më shumë se dy muaj pas fillimit të vitit fiskal.

Demokratët në kongres nuk arritën të kushtëzojnë financimet për Irakun me një afat për tërheqjen e trupave.

Presidenti Bush ka kërcënuar t’i vërë veton çdo projektbuxheti që përfshin afate për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku.

Disa demokratë kanë thënë se raundi i dytë i buxhetit për Irakun do t’i jepte presidentit atë që ata e quajtën një fond të pakufizuar për vazhdimin e luftës. //bsa//

XS
SM
MD
LG