Lidhje

Presidenti Bush nënshkruan ligjin e ri për energjinë


Presidenti Bush nënshkroi ligjin për energjinë që parashikon ngritjen e standardeve të eficiencës së automjeteve për herë të parë në 22 vjet.

Zoti Bush nënshkroi ligjin sot në Departamentin amerikan të Energjisë. Ai tha se ky ligj është një “hap i madh” përpara drejt pakësimit të varësisë tek nafta e importuar, përballimi i ndryshimeve të ngrohjes globale dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ligji kërkon nga prodhuesit e makinave që të arrijnë standardin e djegjes së një litri garburant për çdo 15 kilometra deri në vitin 2020 dhe kërkon një shtim të ndjeshëm të përdorimit të biofosileve, veçanërisht etanolit, për të zëvendësuar karburantetet që çlirojnë gaz karbonik.

Ligji parashikon standarde më të larta për sa i përket konsumit të energjisë nga pajisjet shtëpiake, si frigoriferët dhe zëvendësimin llampave elektrike me filament me ato fluoreshente. //rd//

XS
SM
MD
LG