Lidhje

Turqia i bën thirrje vendeve të BE-së të mos pengojnë anëtarësimin e saj


Ministri i Jashtëm i Turqisë i bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos pengojnë përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në BE, por nuk pranoi të thotë se cilave vende u referohej.

Ali Babaxhan tha sot se disa vende anëtare të BE-së po përpiqen të dëmtojnë pozicionin politik dhe juridik të Turqisë në procesin e pranimit. Ai shtoi se këto veprime nuk shprehin një qëndrim të përgjegjshëm. Presidenti francez Nicholas Sarcosy vazhdimisht ka shprehur dyshime lidhur me pranimin e Turqisë, duke argumentuar se pjesa më e madhe e Turqisë ndodhet në Azi dhe jo në Evropë.

Zoti Babaxhan i bëri komente, ndërsa BE hapi bisedimet e reja me Turqinë në Bruksel, lidhur me dy fusha të tjera politike, ose kapituj, që janë pjesë e kërkesës së Anakarsë për anëtarësim në organizatë. Kjo e çon në rreth 5 numrin e kapitujve që Turqia ka hapur, ndër 35 të tillë, të cilat të gjitha vendet kandidate të BE-së, duhet t’i negociojnë me sukses para anëtarësimit. //rd//

XS
SM
MD
LG