Lidhje

Zjarr në Shtëpinë e Bardhë


Një zjarr ra sot në Godinën e Zyrës së vjetër Ekzekutive në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, por shumë shpejt zjarrfikësit e Uashingtonit e vunë atë nën kontroll. Nga godina historike filloi të dilte tym dhe ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan me shpejtësi atje.

Zjarrfikësit thyen xhamat e dritareve, nxorrën jashtë mobiljet dhe e shuan zjarrin me pompa uji. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se shkaku i zjarrit mund të ketë qënë ndonjë kuti elektriku ose telefoni. Ajo tha se zjarri u vu nën kontroll brenda 30 minutash. Godina e Zyrës së vjetër Ekzekutive, që mban emrin e presidentit Eisenhower, u evakua.

Zjarri filloi në zyrën ceremoniale të nënpresidentit, Dick Cheney. Një zëdhënës tha se kur filloi zjarri Nënpresidenti Dick Cheney ishte në Shtëpinë e Bardhë në takim me Presidentin Bush.//rd//

XS
SM
MD
LG