Lidhje

Medvedev: Zgjedhjet janë punë të brendshme të Rusisë


Kandidati i partisë në pushtet të Rusisë për zgjedhjet presidenciale të muajit mars, thotë se nuk e shqetësojnë kritikat e anketave.

Kandidati i partisë Rusia e Bashkuar Dimitri Medvedev i bëri komentet sot në Moskë pas dorëzimit të kandidaturës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votimet e dy marsit.

Ai tha se zgjedhjet janë punë të brendshme të Rusisë dhe se publiku do të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm.

Gazetarët perëndimorë në Moskë e karakterizojnë zotin Medvedev si personi që mendohet se do të fitojë në votime. Vëzhguesit perëndimorë vlerësuan gjerësisht se zgjedhjet parlamentare në fillim të këtij muaji nuk kanë arritur standartet perëndimore. Kritikët vunë në dukje se partia Rusia e Bashkuar në pushtet e presidentit Vladimir Putin ishte partia e vetme që iu dha mundësia për të bërë fushatë në televizionin kombëtar.

Demonstratat e opozitës u shpërndanë në Moskë dhe Peterburg në periudhën parazgjedhore. //bsa//

XS
SM
MD
LG