Lidhje

Kushtetuta amerikane garanton liritë fetare dhe ndalon mbështetjen e qeverisë për fenë


Miki Uinstin, një jurist i forcës ajrore, dhe ish-jurist i Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Presidentit Regan, drejton fondacionin për Lirinë e Besimit në Ushtri. Ai ndihmoi për ngritjen e një akt-padie në shtator sipas së cilës një ushtar i vendosur në Irak nuk ishte lejuar të organizonte një takim për ateistët dhe jo të krishterët e tjerë.

Zoti Uinsten thotë se në këtë rast dhe në disa të tjera, të krishterët me një zell të tepruar i kanë vënë në lojë të tjerët.

“Ne nuk po përpiqemi të ndalojmë fenë e askujt. Ne thjesht po themi se nuk mund të përdoret spektrin e komandës ushtarake amerikane për të detyruar një ushtarak të rangut më të ulët që të pranojë një këndvështrim të caktuar biblik”

Zoti Uinstin ngriti një akt-padi në vitin 2005 ku argumentohej se Akademia e Forcës Ajrore, ku djali i tij ishte kadet, u bënte presion strudentëve jo të krishterë që të merrnin pjesë në takime të krishterësh dhe përdornin forma të tjera diskriminimi fetar. Padia u hodh poshtë dhe një hetim i Pentagonit arriti në përfundimin se nuk bëhej fjalë për diskriminim në Akademi. Bill Karr, që mbikqyr politikën e personelit ushtarak në Departamentin e Mbrojtjes, thotë se gjithsesi probleme kishte.

“Ideja e krijuar mes kadetëve ishte se krishtërimi praktikohej hapur në një ambjent ndërfetar. Ishte arritur në përfundimin se në një ambjent të tillë ndërfetar, drejtuesit u krijonin kushte më të favorshme një grupi të caktuar fetar”.

Si reagim ndaj kësaj çështjeje, Pentagoni nxorri udhëzime të reja vuri në dispozicion kurse të detyruara kualifikimi për tolerancën fetare.

Zoti Carr thotë se ushtria është përpjekur gjithmonë të plotësojë nevojat shpirtërore të anëtarëve të saj, për shembull duke vënë në dispozicion kapelanë. Ata zgjidhen nga përkatësi të ndryshme fetare dhe në kohë të trazuara ofrojnë qetësi shpirtërore. Ata drejtojnë gjithashtu shërbesa mbi baza vullnetare për anëtarë të fesë së tyre. Zoti Karr shpjegon se kapelanët instruktohen që të mos përpiqen të konvertojnë ushtarë nga besimet e tjera.

Ai thotë gjithashtu se kapelanët e krishterë, për shembull që përbëjnë shumicën duhet të përdorin një gjuhë gjithëpërfshirëse në ambjente të përzjera ku pjesëmarrja është e detyrueshme.

“Nëse janë në një ambjent ndërfetar, ata duhet të sillen në mënyrë gjithëpërfshirëse, për shembull jo të luten në emër të Jezu Krishtit, por duke iu lutur për shembull atit që është në qiell”.

Kritikët janë edhe kundër lutjeve gjithëpërfshirëse, për të cilat thonë se gjithsesi janë fetare dhe mund të ofendojë disa njerëz. Zoti Uinstin thotë se udhëzimet e shkruara janë të paqarta dhe e lënë hapur mundësinë për abuzime.

Politika e Pentagonit ka shqetësuar gjithashtu disa të krishterë evangjelistë, përfshirë disa anëtarë të Kongresit që thonë se të drejtat e kapelanëve të krishterë po kufizohen nëse ata nuk lejohet të luten në emër të Krishtit, edhe në ambjente të përzjera. Një kapelan i marinës doli në gjyq ushtarak vitin e kaluar se kishte protestuar ndaj politikës së Pentagonit, ndërsa ishte në uniformë.

Zoti Uinstin thotë se ka marrë mijëra ankesa nga ushtarakë që akuzojnë të krishterët fondamentalistë për presion fetar. Ai thotë se shumë nga ata që ankohen janë vetë të krishterë dhe shton se organizata e tij nuk po godet ndonjë besim të caktuar, por respekton besimet e vendit.

“A jemi ne një vend i Krishterë? Po! Jemi një vend hebraik? Po! A jemi një vend hindu dhe budist? Po, një vend ateist? Po, ne i kemi të gjitha këto. Por askush nuk ka të drejtën të përdorë epërsinë e vet në marrëdhëniet civile të punës dhe autoritetin e komandës në ushtri për të imponuar pikëpamjen e vet fetare”.

Sipas një sondazhi të vitit të kaluar në gazetën Military Times, 80 për qind e të anketuarve ndjeheshin të lirë praktikonin dhe shprehnin besimin e tyre në ushtri. Megjithatë 12 për qind thanë se nuk ndjeheshin të lirë ta bënin këtë.

Bill Carr thotë se udhëheqësit ushtarakë janë përgjegjës të garantojnë që anëtarë të forcave të armatosura mund të praktikojnë fenë e tyre, apo të mos praktikojnë asnjë fe, sipas zgjedhjes së tyre.

Miki Uinstin thotë se do të vazhdojë të përdorë gjykatat për t’u përpjekur t’i japë fund atyre që ai i quan diskriminim shumë të përhapur në ushtri. (ze)

XS
SM
MD
LG