Lidhje

50 të vrarë nga një shpërthim vetë-vrasës në një xhami të Pakistanit


Të paktën 50 vetë u vranë nga një shpërthim vetë-vrasës brenda një xhamie në veri-perëndim të Pakistanit, që mesa duket synonte vrasjen e një ish ministri të brendshëm.

Ish ministri Aftab Sherpao, nuk u dëmtua, por djali i tij dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf e dënoi sulmin dhe u dha urdhër agjencive përkatëse të rendit të gjejnë autorët.

Xhamia, që ndodhet në afërsi të qytetit të Peshavarit, ishte e mbushur me besimtarë. Të mbijetuarit thonë se pamjet i përngjisnin një skene makabre me pjesë trupash e njolla gjaku të shpërndara gjithandej në xhami.

Kjo është përpjekja e dytë për atentat ndaj zotit Sherpao në 8 muajt e fundit. Ai ka qënë një kritik i ashpër i ekstremistëve islamikë. (ze)

XS
SM
MD
LG