Lidhje

Marsi mund të goditet nga një asteroid


Një grup astronomësh amerikanë thanë se një asteroid mund të godasë planetin Mars deri nga fundi i muajit të ardhshëm. Astronomët në shtetin e Arizonës zbuluan në nëntor një asteroid me gjatësi rreth 50 metra.

Shkencëtarët e NASA po e ndjekin ecjen e objektit dhe thanë se ai mund të kalojë rreth 48 mijë kilometra pranë Marsit deri më 30 janar. Shkencëtarët thanë se shanset që asteroidi të godasë Marsin atë ditë janë 1 në 75. Asteroidi i ngjan atij që goditi Siberinë në vitin 1908 me një fuqi prej 3 megatonësh dhe që shkatërroi miliona pemë.

Zyrtarë të NASA-s thanë se nëse asteroidi godet Marsin, kjo do të ndodhë afër sondës Opportunity e dërguar nga kjo agjenci në këtë planet para tri vjetësh për të bërë studime rreth sipërfaqes marsiane. //rd//

XS
SM
MD
LG