Lidhje

Kroacia kritikon Ministrin e Jashtëm slloven që e krahason me Serbinë


Qeveria kroate kritikoi ministrin e jashtëm slloven Dimitri Rupel se e krahasoi Kroacinë me Serbinë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministria kroate e punëve të jashtëme dhe e integrimit evropian i quajti deklaratat e zotit Rupel të pabaza dhe të pasakta. Në një deklaratë të bërë dje, ministria theksonte se Bashkimi Evropian dhe Kroacia e nënshkruan marrëveshjen e stabilizim asocimit në muajin tetor pas një raporti pozitiv për bashkëpunimin me gjykatën Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës.

Deklarat kroate theksonte se Serbia nuk ka përmbushur obligimet e saj ndaj gjykatës. Ministri i jashtëm slloven Rupel bëri thirrje të enjten që 27 vendet anëtare të Bashkimit të nënshkruajnë një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Serbinë, siç u veprua edhe me Kroacinë. Në fillim të këtij muaji, Kryeprokurorja e gjykatës së Hagës Carla Del Ponte u bëri thirrje vendeve të BE-së të mos e nënshkruajnë marrëveshjen me Serbinë, nëse ky vend nuk dorëzon dy kriminelët më të kërkuar të luftës Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç. //rd//

XS
SM
MD
LG