Lidhje

Greqia: Hyrja e Serbisë në BE të mos lidhet me statusin e Kosovës


Ministrat e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë thanë sot se e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Europian dhe se anëtarësimi i saj nuk duhet të lidhet me statusin e Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun bullgar, Ivailo Kalfin dhe atë rumun, Adrian Mihai Cioroianu, Ministrja e jashtëme e Greqisë, Dora Bakoyannis u tha gazetarëve se askush nuk duhet ta verë Serbinë në një situatë ku asaj t’i duhet të zgjedhë mes anëtarësimit në BE dhe Kosovës.

Greqia është kundër njohjes së një Kosove të pavarur nëse pavarësia shpallet në mënyrë të njëanëshme nga shumica shqiptare.

Nga ana e tij ministri i jashtëm bullgar Kalfin tha se çdo zgjidhje tjetër për Kosovën, përveç kompromisit dhe marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishte e dëmshme.

Edhe Rumania, e cila ka një pakicë të konsiderueshme hungareze mbështet qendrimin e Greqisë përsa i përket Kosovës.

E pyetur nëse Greqia dhe Bullgaria do ta njihnin një Kosovë të pavarur, zonja Bakoyannis tha se çështja nuk kishte arritur ende aty dhe se dy vendet do të vlerësonin gjendjen në terren e në të njëjtën kohë do të përpiqeshin për një qendrim të përbashkët të Bashkimit Europian. //ii

XS
SM
MD
LG