Lidhje

Presidenti Bamir Topi viziton Irakun, takohet me ushtarakët shqiptarë


Presidenti Bamir Topi zgjodhi t’i uronte personalisht ushtarakët shqiptarë që veprojnë në Irak, duke qenë sot së bashku me ta në Mosul, ku kompania shqiptare është e angazhuar nën komandën amerikane.

Presidenti, i cili është njëkohësisht dhe komandant i përgjithshmë i forcave të armatosura shqiptare u takua me drejtuesit dhe ushtarët e kontingjentit shqiptar.

Nga Mosuli, përmes një videokonference në ministrinë e mbrojtjes në Tiranë, presidenti përshëndeti edhe familjarët e komandove shqiptare, duke vlerësuar angazhimin në misionin paqeruajtës Liria e Irakut: "Kemi marrë vlerësime të jashtëzakonshme për këtë Kontigjent dhe vlerësimi i parë vjen në planin moral. Forcat tona komando kanë demostruar një moral të lartë, gjatë gjithë kohës së shërbimit në këtu Mosul, por kanë demonstruar gjithashtu edhe parametra të lartë profesionalë dhe çdo ditë po i rrisin këto parametra. Ato janë në një shërbim aktiv dhe me kalimin e ditëve marrin dhe detyra të reja operacionale"

Nga Mosuli, duke i garantuar familjarët se të afërmit e tyre në Irak janë të gjithë mirë, ai uroi edhe ata për festat e fundvitit: "Unë edhe një herë dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet më të mira të gjithë familjarëve, duke ju garantuar që i keni të gjithë mirë me shëndet e duke ju garantuar gjithashtu se keni përfaqësues mjaft të denjë, të nderuar, për të cilët duhet të krenoheni. Me këtë rast dëshiroj t’ju uroj të gjithëve së bashku gëzuar festat. Besoj se kjo klimë na ka emocionuar të gjithëve. Edhe një herë urimet më të mira!"

Më pas prindër, vëllezër e motra të komandove shqiptare në Mosul kontaktuan direkt në telefon me njëri -tjetri Presidenti Topi dekoroi në një ceremoni të veçantë Kontigjentin e 10-të shqiptar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës’’. Gjatë vizitës së tij ai u prit nga komandanti i përgjithshëm i forcave shumëkombëshe në Irak. Ma pas ai pati edhe një takim në Bagdat me kryeministrin irakian Nuri Al Maliki.//ii

XS
SM
MD
LG