Lidhje

Britania konfirmon humbjen e informacioneve të mijëra pacientëve


Një gazetë britanike thotë se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor ka humbur skedat e kompjuterizuara të qindra mijra pacientëve. Ky është rasti i tretë i rëndë i këtij lloji i njoftuar gjatë një muaji që lidhet me informacionet personale të qytetarëve britanikë.

Gazeta britanike Sunday Mirror njoftonte sot se emrat dhe adresat e 160 mijë fëmijëve ishin mes informacioneve të humbura në incidentin e raportuar kohët e fundit. Autoritetet kanë konfirmuar se informacionet mjeksore kanë humbur nga nëntë trustet që mbikqyrin shërbimin shëndetësor. Por zyrtarët thonë se nuk e dinë se sa njerëz janë prekur.

Më parë në Britani është raportuar humbja e të dhënave personale të 3 milion personave që mësonin makinën si dhe disqe kompjuterash me informacione për 7 milion familje që marrin asistencë për fëmijët. //rd//

XS
SM
MD
LG