Lidhje

Kandidati Xhuliani në gjendje më të mirë pas shtrimit në spital


Kandidati republikan për president Rudolf Xhuliani thotë se ndjehet shumë mirë pas shtrimit në spital javën e kaluar për atë që ai thotë se ishte një dhembje koke e padurueshme.

Duke folur në programin “Këtë javë” në rrjetin televiziv ABC sot, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut tha se kishte kaluar një dhimbje koke të tmerrshme që ishte keqësuar gjatë ditës së mërkurë.

Ndihmësit e zotit Xhuliani thanë se ai kishte pasur simptomat e gripit. Rudi Xhuliani, i cili ka kaluar kancer në prostatë thotë se doktori i tij i kishte bërë shumë analiza rezultatet e të cilave kishin dalur mirë.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë tek “Pёrballë kombit” po në rrjetin ABC, kandidati demokrat për president Barak Obama foli për arritjet e tij në senat, duke përfshirë reformat e etikës dhe nxitjen e transparencës në shpenzimet federale. Gjatë programit u intervistua edhe kandidati presidencial republikan Majk Hakëbi, i cili tha se donte të ndryshonte partinë republikane. Ai tha se partia e tij duhet të jetë më e vendosur. //rd//

XS
SM
MD
LG