Lidhje

SHBA: 11 të vdekur nga një stuhi dëbore


Stuhitë e dëborës në rajonet qendrore dhe ato veri-perëndimore të Shteteve të Bashkuara, kanë shkaktuar 11 të vdekur.

Rreshje të dendura dëbore, akulli dhe mjegulla gjatë të shtunës dhe ditës së sotme, kanë shkaktuar aksidente të rënda rrugore dhe kanë lënë zona të tëra pa energji. Stuhia ka shkaktuar mbylljen e aeroportove duke bllokuar udhëtarët që shpresonin të udhëtonin para Krishtlindjeve.

Vetëm në aeroportin O’Hare të Çikagos u anuluan 300 fluturime.

Shërbimi Kombëtar Metereologjik paralamëroi sot se stuhia do të vazhdojë në rajonet në kufi me Kanadanë pranë Liqeneve të Mëdha, në shtetet Minesota, Viskonsin dhe Miçigan.

Ndërsa rreshjet janë pjesa më e dukshme e stuhisë, problemi më i madh për disa zona janë temperaturat e ulta nën minus 17 gradë celsius, pasi shumë shtëpi kanë mbetur pa ngrohje për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji. (ze)

XS
SM
MD
LG