Lidhje

Presidenti i Uzbekistanit fiton mandatin e tretë në detyrë


Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov ka fituar një mandat të ri në post, pas zgjedhjeve që vëzhguesit ndërkombëtarë po i cilësojnë si jo-demokratike.

Komisioni Qendror Uzbek i Zgjedhjeve thotë se zoti Karimov mori 88 presje 1 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme. Opozita i kritikoi votimet si zgjedhje të stilit sovjetik me një konkurent të vetëm.

Vëzhguesit e OSBE-së nxorën sot një deklaratë ku thuhej se zgjedhjet nuk arritën të përmbushin standartet demokratike.

Gjatë regjimit të zotit Karimov, opozita ka qenë nën presion të vazhdueshëm, mungon liria e shtypit dhe e lirisë fetare. Kjo republikë ish-sovjetike e pasur me gaz natyror ka forcuar gjatë kësaj periudhe lidhjet me Kinën dhe Rusinë, ku eksporton sasi të mëdha gazi. (ze)

XS
SM
MD
LG