Lidhje

Shqiperi: Parlamenti zhvillon debate për projektligje dhe marrëveshje


Në Shqipëri parlamenti po zhvillon debate për një seri projektligjesh dhe marrëveshjesh financiare të cilat do të duhet të miratohen sot dhe nesër në dy sanca maratonë.

Diskutime të forta ka patur mes pozitës dhe opozitës kryesisht për ligjin e ri për akdeminë e shkencave i cili praktikisht shkrin këtë institucion dhe parashikon një organizim të ri.

Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur variantin e qeverisë duke thënë se ai synon desovjetizimin e këtij institucioni, ndërkohë që opozita e quan një veprim të nxituar dhe tërësisht politik.

Debate ka patur edhe për projektligjet financiare, ndërkohë që opozita ka parlajmëruar se nuk do të mbështesë pesë projektligje që kanë të bëjnë me ndryshime në kodin penal e civil dhe organizimin e sistemit gjyqësor.

Miratimi i tyre kërkon një shumicë të kualifikuar votash. Në programin e këtyre ditëve është edhe çështja e heqjes së imunitetit të ministrit të jashtëm Lulzim Basha për dyshimet mbi procedurat e financimit të një segmenti të rrugës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën.

XS
SM
MD
LG