Lidhje

Bosnje: Parlamenti federal konfirmon kryeministrin e ri Spiriç


Parlamenti federal i Bosnje-Hercegovinës konfirmoi zotin Nikola Spiriç në postin e kryeministrit të ri të vendit.

Ligjvënësit e morën këtë vendim një ditë pasi Presidenca kolektive e Bosnjes e emëroi atë për t’u kthyer në këtë post.

Zoti Spiriç dha dorëheqjen në nëntor, si protestë ndaj reformave të paraqitura nga ndërmjetësi ndërkombëtar kryesor në Bosnje, Mirsolav Lajçak, vendim që shkaktoi krizë politike në vend.

Kriza mori fund, pasi udhëheqës të entiteteve myslimano-kroate dhe serbe ranë dakord t’u rikthehen reformave, mes tyre edhe masave për votimin e efektshëm dhe unifikimin e forcave të veçanta policore.

Ndërkohë, Rajko Kuzmanoviç bëri sot betimin në postin e Presidentit të porsazgjedhur të Republikës serbe të Bosnjes. Ai zëvendëson Milan Jeliç-in, i cili vdiq në muajin shtator.

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e vitit 1995, që u dha fund rreth tre vjet luftimeve në Bosnje, e ndau vendin në Federatën Myslimano-kroate dhe në Republikën Serbe të Bosnjes. //ii

XS
SM
MD
LG