Lidhje

Pakistan: Qeveria thotë se prapa vrasjes së Bhutos qendron Al-Kaida


Qeveria e Pakistanit thotë se prapa vrasjes së udhëheqëses së opozitës dhe ish-kryeministres së vendit, Benazir Bhuto, janë terroristët e Al Kaidës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Xhavid Çima, u tha gazetarëve se qeveria ka regjistruar fragmente të zbulimit, në të cilat udhëheqësi i Al-Kaidës, Baitullah Mehsud, i falënderon terroristët për vrasjen e zonjës Bhuto.

Mehsud është njëri prej udhëheqësve militantë pakistanezë më të kërkuar, dhe besohet se ai e ka bazën në rajonin e Vaziristanit jugor, në kufirin afgan.

Zoti Çima tha se të njëjtët militantë të Al-Kaidës kishin vënë rregullisht në shënjestër zyrtarë të lartë paksitanezë dhe forca të zbulimit dhe të ushtrisë në një fushatë për destabilizimin e vendit.

Zëdhënësi shfaqi një video, ku ishin regjistruar momentet e fundit të jetës së zonjës Bhuto, ndërsa ajo ndodhej në një automjet të blinduar, duke përshëndetur me dorë përkrahësit e saj, pas një mitingu në kuadrin e fushtatës elektorale.

Zoti Çima tha se zonja Bhuto nuk vdiq nga plagët e marra nga armët, apo nga coprat e shpërthimit vetrëvrasës me bombë, por ngaqë kishte përplasur kokën tek doreza e dritares së sipërme të makinës.

Ai tha se qeveria pakistaneze ka filluar dy hetime të nivelit të lartë, një nga juristët, dhe një tjetër nga policia Punjab dhe ekspertët ligjorë.

Zyrtari tha po ashtu se do të bëhen të gjitha përpjekjet për gjetjen e personave përgjegjës për vrasjen.

MIJRA NJEREZ I JAPIN LAMTUMIREN ZONJES BHUTTO

Në një atmosferë plot emocione, qindra mijë pakistanezë i dhanë sot lamturinën e fundit ish kryeministres Benazir Bhutto.

Njerëz të shumtë ishin rreshtuar në të dy anët e rrugës nga kaloi arkivoli me trupin e zonjës Bhutto, e cila u varros në mauzoleun e familjes pranë të atit në provincën jugore Sind.

Simpatizantë të zemëruar të Bhuttos vazhduan edhe sot protestat, duke sulmuar stacione policie dhe zyra qeveritare si dhe duke djegur makina. Shumë prej tyre ia hedhin fajin qeverinë e zotit Musharraf për vrasjen.

Shqetësimet për shtimin e dhunës e bënë qeverinë të dërgonte trupa në disa qytete, duke përfshirë Karaçin dhe Hakdarabadin në provincën Sind, ku kanë qenë edhe rastet më të shumta të dhunës.

Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit tha sot se tani për tani qeveria nuk ka plane për t’i shtyrë zgjedhjet. Udhëheqësi i opozitës dhe ish kryeministri Navaz Sharif tha se partia e tij do t’i bojkotojë votimet. //II

XS
SM
MD
LG