Lidhje

Basha: Askush nuk i ndal dot punimet e rrugës Durrës - Kukës


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, deklaroi sot se ndjehej i qetë pas heqjes së imunitetit parlamentar dhe se do bashkëpunonte me prokurorinë për të sqaruar akuzat për abuzime në ndërtimin e rrugës së Kukësit.

Zoti Basha tha se pavarësisht nga akuzat, askush nuk mund të ndalojë dot më ndërtimin e rrugës Durrës - Kukës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Ministri Basha tha se ai vetë u bëri thirrje deputetëve që të votojnë pro heqjes së imunitetit parlamentar, edhe pse, sipas tij, akuzat e opozitës janë të motivuara politikisht.

"Nuk e ndjej veten të viktimizuar aspak. Mendoj se po vendoset një standard, i cili duhet t'i shërbejë politikës për të pastruar gjuhën: standardi është që shpifjet dhe mashtrimet nuk mund të mbulojnë të vërtetën dhe të ndershmen. Dihet se akuza ka qenë e motivuar politikisht dhe e mbështetur në axhenda personale të individëve të caktuar. Por e rëndësishme është që e vërteta të zbardhet deri në fund" - tha zoti Basha.

Ministri i jashtëm shqiptar theksoi se hetimet për rrugën Durrës - Kukës, që i referohen kohës kur ai drejtonte sektorin e transporteve, nuk do ta pengojnë veprimtarinë diplomatike, dhe se përkundrazi, do të shtojnë përkushtimin për të përmbushur axhendën e rëndësishme diplomatike që ka Shqipëria aktualisht. //ii

XS
SM
MD
LG