Lidhje

Bagdat: Një makinë bombë shkakton vdekjen e të paktën 10 vetëve


Zyrtarët irakianë thonë se një makinë bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 10 vetëve dhe plagosi mbi 60 të tjerë në Bagdatin qendror.

Po sipas zyrtarëve irakianë, një grua dhe një fëmijë ishin ndër viktimat e ditës së sotme në shpërthimin e kryer në një treg të mbushur me njerëz.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane njofton se forcat e koalicionit vranë 5 ekstremistë dhe ndaluan 14 të dyshuar gjatë operacioneve kundër al-Kaidës në Irak.

Zyrtarët thanë se operacionet kishin në shenjestër individë që kishin lidhje me një rrjet të përfshirë në një numër betejash me forcat e koalicionit. Operacionet u kryen pranë qyteteve Bagdat, Salman Pak dhe Samarra. //ii

XS
SM
MD
LG