Lidhje

Kinë: Supermarketi francez kërkon ndjesë për vdekjen e tre blerësve


Kompania franceze e supermarketeve Karfur kërkoi ndjesë me anë të një letre dhe u gjobit me 68 mijë dollarë për vdekjen e tre personave në një prej dyqaneve të saj në Kinë muajin e kaluar.

Në incidentin e 10 nëntorit, u lënduan edhe 31 persona të tjerë, 8 prej të cilëve ndodhen ende në spital.

Supermarketi në qytetin Çunçin të Kinës jugperëndimore kishte nxjerrë atë ditë vaj gatimi me çmim të ulët por me sasi të kufizuar gjë që shkaktoi dyndjen e njerëzve për të blerë.

Personeli i rojeve u përpoq të frenojë turmën duke bllokuar një pjesë të hyrjes në supermarket. Kjo shkaktoi rrëmujë akoma më të madhe dhe shumë njerëz u shkelën nga turma.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, kompania Karfur mori përgjegjësinë për incidentin dhe tha në letrën e saj se do të nxirrte mësime për të ardhmen.

Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet kineze i kanë ndaluar në shkallë vendi shitjet me çmime të ulura kur sasia e mallit është e kufizuar.//IB

XS
SM
MD
LG