Lidhje

Irak: Në 2007 është asgjësuar 75 % e rrjetit terrorist të Al Kaidës


Ministria e Brendshme e Irakut tha se gjatë 12 muajve të fundit është asgjësuar 75 përqind e rrjetit terrorist të Al Kaidës. Një zëdhënës i kësaj ministrie tha në një konferencë shtypi sot në Bagdad se patrullat e shtuara të forcave të sigurisë kanë luajtur rol kyç në përmirësimin e sigurisë në vend. Ai tha gjithashtu se veprimet e rrjetit terrorist tani kufizohen vetëm në pjesët veriore të kryeqytetit.

Ndërkohë, komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali David Petreas u tha sot gazetarëve se Al Kaida vazhdon të jetë një shqetësim i madh, megjithë suksesin në luftën kundër saj. Ai tha se ushtria amerikane e cilëson atë sfidën më të madhe që rrezikon Irakun.

Po sot ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit vranë tre terroristë dhe kapën rreth 40 të dyshuar në disa operacione të cilat kishin si objektiv Al Kaidën në Irakun qendror dhe verior.//lk

XS
SM
MD
LG