Lidhje

Britani-Rusi: Vendimi i Moskës tensionon marrëdhëniet me B.E.


Ambasadori britanik në Rusi paralajmëroi se planet e Moskës për të mbyllur dy qendra kulturore britanike mund të ndikojnë në marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Antoni Brenton i tha agjencisë së lajmeve Interfaks se Bashkimi Evropian mund ta shtyjë miratimin e një marrëveshjeje partneriteti me Rusinë. Por ai tha se Londra nuk do të përpiqet të bllokojë negociatat ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Këtë muaj, Rusia urdhëroi mbylljen e përkohshme të zyrave të konsullatës britanike në qytetet Shën Petersburg dhe Jekaterinburg, duke thënë se ato kishin shkelur ligjet ruse të taksave. Urdhëri për mbylljen e zyrave hyn në fuqi me 1 janar.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që ta anulojë këtë vendim. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i bëri dje thirrje Moskës që të japë shpjegime, se përse synon të mbyllë organizata, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.//lk

XS
SM
MD
LG