Lidhje

Pakistan - Partia e zonjes Buto zgjedh djalin e saj si kryetar


Partia politike e udhëheqëses së vrarë të opozitës pakistaneze Benazir Bhutto zgjodhi djalin dhe bashkëshortin e saj si udhëheqës të kësaj partie.

Partia Popullore Pakistaneze zgjodhi djalin 19-vjeçar të zonjës Bhutto, Bilawal si kryetar dhe bashkëshortin Asif Ali Zardari, si bashkëkryetar të partisë.

Partia njoftoi gjithashtu se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 8 janar dhe i bëri thirrje udhëheqësit tjetër kryesor të opozitës, Nawaz Sharif, të bëjë të njëjtën gjë.

Partia e zotit Sharif e pranoi kërkesën dhe hoqi dorë nga planet për bojkotimin e zgjedhjeve.

Një zyrtar i lartë i partisë në fuqi tha sot se zgjedhjet mund të shtyhen për 12 javë.

Pas një mbledhjeje të Partisë Popullore Pakistaneze sot në qytetin jugor Naudero, Bilawal Bhutto premtoi se do të marrë hak për vrasjen e nënën së tij duke vazhduar luftën e saj për demokraci. I ai i tij u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për të hetuar rreth vrasjes. //bsa//

XS
SM
MD
LG