Lidhje

Grupe të vogla irakianësh përkujtojnë vdekjen e Sadam Huseinit


Grupe të vogla njerëzish u mblodhën në varrin e udhëheqësit të përmbysur irakian Sadam Husein me rastin e përvjetorit të parë të ekzekutimit të tij.

Simpatizantë të Sadamit u mblodhën në varrin e tij në Ouja, vendlindja e ish diktatorit. Muret në qytetin Tikrit aty pranë ishin mbushur me shkrime për të nderuar udhëheqësin e vdekur.

Ushtria amerikane tha se nuk kishte vënë re ndonjë shtim të dhunës me rastin e përvjetorit.

Fshati Dawr, në jug të Tikritit, ku Sadami u kap para 4 vjetësh i fshehur në një bunker, është vënë nën një regjim ndalim qarkullimi pa afat.

Sadam Huseini u rrëzua nga pushteti në vitin 2003 nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Një gjykatë irakiane e dënoi atë me vdekje për vrasjen e civilëve shiitë në vitin 1982. //ii

XS
SM
MD
LG