Lidhje

Presidenti bjellorus kërcënon të dëbojë ambasadoren amerikane


Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko kërcënoi se do të dëbojë ambasadoren amerikane nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të tjera ndaj ish republikës sovietike.

Ai citohet të ketë thënë sot se Bjellorusia mund të marrë edhe masa të tjera ndaj Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur më parë kufizime, të cilat përfshijnë ndalimet e udhëtimeve të zyrtarëve bjellorusë në Shtetet e Bashkuara, dhe masa kundër një kompanie shtetërore të përpunimit të naftës.

Ambasadorja amerikane Karen Stewart tha në fillim të këtij muaji se Shtetet e Bashkuara mund të vinin sanksione të reja kundër Bjellorusisë për shkak të refuzimit të kësaj të fundit për të liruar të burgosurit politikë dhe për të lejuar liritë demokratike.

Disa vende perëndimore e kanë quajtur Bjellorusinë si “diktaturën e fundit të Evropës” meqenëse zoti Lukashenko e ka shtypur opozitën dhe median e pavaruar gjatë viteve të tij në pushtet. //bsa//

XS
SM
MD
LG