Lidhje

Një prirje që mund të haset vetëm në Amerikë

  • Ted Lendfer

Shumë përgjegjësi, kohë jo e mjaftueshme, të punosh në dy punë... Orare të zgjatura, dhe kohëzgjatje në udhëtim. Kudo, anembanë Amerikës, libra, revista, artikuj të ndryshëm, në gazeta mjekësore si dhe në familje më të thjeshta, flitet për stresin që sjell jeta e shekullit të 21-të.

Duket se amerikanët i kanë të gjitha, por nuk kanë kohën e mjaftueshme për të shijuar gjithshka. Por për të përzgjedhur disa që mund të përballohen, gjendet dikush që të ndihmon. Është një profesion i ri, i quajtur “menaxheri i stilit të jetesës”. Menaxheri i mënyrës së të jetuarit të mëson se mund të bësh shumë gjëra, në pak kohë. Pra ai, ose ajo do të bëjë disa nga gjërat tuaja, për ju!

Si gazeta "New York Times", edhe "Washington Post", kanë dhënë profilin e këtyre njerëzve. Një çift nga Nju Jorku donin të gjenin një apartament të këndshëm në një lagje të lezetshme, me dyqane të mira dhe kinema pranë shtëpisë. Ata nuk kishin kohë që të shikonin për shtëpinë e re, dhe nuk besonin se agjenti i gjetjes së banesave mund të merrej seriozisht me këtë punë. Kështu që ata punësuan një menaxher, i cili iu gjeti shtëpinë me kërkesat e tyre.

Në një zonë periferike të Uashingtonit, të quajtur Miklejn, një menaxher për mënyrën e të jetuarit planifikoi pushimet për një tjetër çift, çoi makinat e tyre për shërbimet e përditshme, e madje përgatiti çertifikatën e vdekjes, si dhe planifikoi ceremoninë e funeralit për një të afërm të tyre, që ndërroi jetë. Siç mund ta mendoni, menaxherët e stilit të të jetuarit nuk janë me çmim të lirë. Ata zakonisht kushtojnë 100 dollarë për orë, po aq sa marrin edhe disa këshillues psikiatër. Por para së gjithash, a është më mirë që të promovosh shëndetin mendor, apo të heqësh disi stresin nga jeta e përditshme?//lk

XS
SM
MD
LG