Lidhje

Viti 2007 regjistron një rënie të dhunës izraelito-palestineze


Një organizatë izraelite e të drejtave të njeriut thotë se numri i të vrarëve në konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve ra ndjeshëm gjatë vitit 2007. Në një raport të publikuar sot nga organizata Bcelem, thuhet se forcat izraelite vranë 373 palestinezë gjatë 2207-ës, një rënie me 45 për qind që nga viti i kaluar. Në raport thuhet se më tepër se një e treta e të vrarëve, 131 vetë, kanë qenë civilë.

Një vit më parë, më 2006, u vranë 657 palestinezë, rreth gjysma e të cilëve nuk ishin përfshirë në konflikt. Në raport thuhet se në vitin 2007 u vranë 7 civilë izraelitë, numri më i vogël që nga fillimi i kryengritjes së palestinezëve në vitin 2000. Në vitin 2006, palestinezët vranë 17 civilë izraelitë.

Ndërsa dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve ka rënë, në raport thuhet se luftimet mes fraksioneve të brendshme të palestinezëve kanë shkaktuar numrin më të madh të të vrarëse që nga fillimi i kryengritjes. Të paktën 344 palestinezë janë vrarë nga vetë palestinezët gjatë vitit 2007. //ad//

XS
SM
MD
LG