Lidhje

Irak: Viti 2007, më vdekjeprurësi për trupat amerikane


Gjatë vitit 2007 në Irak u vranë më shumë trupa amerikane sesa çdo vitit tjetër që nga ndërhyrja amerikane në vitin 2003, pavarësisht rënies së ndjeshme të dhunës atje në gjysmën e dytë të vitit.

Numri i ushtarëve amerikan të vrarë në Irak arriti numrin më të madh në muajin maj, me 126 ushtarë të vrarë dhe pastaj u ul në 21 të vrarë në muajin dhjetor, muaji i dytë me numrin më të vogël që nga ndërhyrja atje. Komandantët amerikanë thonë se numri i përgjithshëm i sulmeve në Irak ka rënë afro 60 përqind që nga muaji qershor.

Brenda vitit 2007 në Irak humbën jetën 899 pjestarë të ushtrisë amerikane, duke e tejkaluar vitin 2004, me 850 të vrarë. Njoftimet ushtarake tregojnë se që nga fillimi i luftës në Irak në 2003 kanë humbur jetën 3,902 pjestarë të ushtrisë amerikane. Ndërkohë, në dhunën e fundit në Irak një autor vetvrasës shpërtheu sot makinën me eksploziv në një postobllok në Bagdat, duke shkaktuar së paku 11 të vrarë dhe dy persona të zhdukur. /ad///

XS
SM
MD
LG