Lidhje

Irak: Vriten 30 vetë në një sulm vetëvrasës në Bagdad


Policia irakiane thotë se rreth 30 vetë janë vrarë dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetvrasës me bombë gjatë një varrimi në Bagdad.

Policia tha sot se sulmi ndodhi në lagjen Zajuna në Bagdadin lindor, distrikt i përzier me shiitë dhe suni. Ceremonia e varrimit po bëhej për një person të identifikuar si oficer i ushtrisë i dalë në pension i vrarë nga një sulm me bombë në Bagdad javën e kaluar.

Sulmi i sotëm pason njoftimet e Shteteve të Bashkuara, që tregojnë se dhuna ka rënë dukshëm në Irak gjatë gjashtë muajve të fundit. Komandantët amerikanë thonë se sulmet në Irak kanë rënë rreth 60 përqind që në qershor. Pavarësisht nga rënia e theksuar e dhunës, autoritetet thonë se viti 2007 ishte më vdekjeprurësi për trupat amerikane në Irak që nga fillimi i luftës atje.//lk

XS
SM
MD
LG