Lidhje

Sllovenia merr zyrtarisht presidencën e radhës të BE-së


Ministri i Jashtëm i Portugalisë Luis Amado i dorëzoi zyrtarisht Presidencën e Bashkimit Evropian homologut të tij slloven, Dimitrij Rupel sot, më 1 janar. Kjo republikë e vogël ballkanike u bë i pari vend ish-komunist që merr këtë post.

Sllovenët përshëndetën mbrëmë hyrjen e vitit të ri që shënon edhe këtë moment historik për vendin e tyre. Sllovenia do ta mbajë presidencën për 6 muaj para se t'ia kalojë postin Francës.

Ministri i Jashtëm Rupel tha se Sllovenia do të nxisë ratifikimin e traktatit të Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë përpjekjet për njç qëndrim unik ndaj statusit të ardhshëm të Kosovës. Ai tha se Sllovenia do të përpiqet të eliminojë përçarjet brenda bashkimit lidhur me planet e shumicës shqiptare për të shpallur pavarësinë.//lk

XS
SM
MD
LG