Lidhje

Serbia: Pavarësia e Kosovës do të shkaktonte paqëndrueshmëri në rajon


Ministri i Serbisë për Kosovën tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun e kishte gabim kur shprehej se shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të krijonte paqëndrueshmëri në rajon.

Sllobodan Samarxhiç tha për agencinë serbe të lajmeve, Tanjug, se pavarësia ishte ajo që do të krijonte paqëndrueshmëri, duke nxitur lëvizje të tjera separatiste rajonale.

Dje, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se zgjatja e mëtejshme e statusit të pazgjidhur të Kosovës mund të mund të krijojë mungesë stabiliteti në rajon dhe se statuskuoja nuk ka të ngjarë të jetë e qendrueshme.

Në një raport për vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit zoti Ban nënvizoi se nëse kjo rrugë pa krye vazhdon ngjarjet në terren mund të dalin jashtë kontrollit duke i vënë në rrezik arritjet e OKB-së në Kosovë.//lk

XS
SM
MD
LG